Zhgënjen sërish Arsenal
Arsenali nuk është zgjuar pas humbjes së thellë ndaj Chelsea-t. Skuadra e trajnerit Arsene Venger barazoi me Suonsin në Emirates me rezultatin 2:2. Ndeshja nisi keq për vendasit pasi Vilfried Boni shënoi një gol spektakolar me kokë duke kaluar Suonsin në avantazh në minutën e 11-të. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve, dhe me vërshëllima të tifozëve në Emirates për paraqitjen e zbehtë të Arsenalit.
Gjiganti londinez do të rikthehej ndryshe në fushë duke përmbysur rezultatin me dy gola të shpejtë brenda një minute.Sulmuesi Lukas Podolski e barazoi rezultatin në minutën e 73-të, ndërsa shoku i tij në sulm Olivier Zhirud kaloi Arsenalin në avantazh të përkohshëm.Kur Arsenali ishte duke shkuar drejt fitores, portieri Shezni largoi një top, por ai përfundoi në këmbët e mesfushorit Mathieu Flamini, që e dërgoi në portën e tij duke kompletuar një mbrëmje zhgënjese për Arsenalin dhe Vengerin. Arsenali nuk dinë të ngrej kokën gjatë këtij sezoni duke arritur rezultate negative të njëpasnjëshme.Tifozët duket se janë lodhur dhe nuk përjashtohet as mundësia që pas shuam vitesh tekniku francez të largohet.