Reali sfidon Seviljan në ndeshjen vendimtare të sezonit

Sonte në orën 22:00 do të zbresin në fushën e lojës do të zbres Reali i Madridit që do të ketë një transfert ferri ndaj skuadrës së Sevijës. Me disfatën e rëndë brenda në Bernabeu ndaj një rivali të drejtpërdrejtë Reali i Ancelotit duhet të rikthej nderin në vend ndaj një ekipi që në fushën e saj është e frikshme.Galaktikët duan të marrin pikë të plota për shkak se duan të rrëmbejnë vendin e parë nisur edhe nga ecuria e Atletikos që pritet të ketë lëkundje sipasoj e kalendarit aspak të favorshëm. Në "Ramon Sanchez Pizjuan" Reali e dinë shumë mirë se nuk mund të përsërisë ndeshjen e parë të cilën e fitoi me shifra të frikshme 7-3. Anceloti në ndeshjen e sotme nuk do të ketë në dispozicion Arbeloan, Kedirën, Jesse Rodriguez, Sergio Ramos dhe Di Marian që ishte në super formë në ndeshjen ndaj Barcelonës. Nga sezoni i kaluar madrilenet nuk kanë aspak kujtime të mira teksa janë mundur 1-0. Një motiv më shumë është që skuadra e Realit të arrij edhe 3 rezultate të tjera pozitive për të shkruar historinë e ndeshjeve që nuk ka pësuar humbje.Sevilja sonte pritet të luaj me formacionin 4-2-3-1Në portë do të jetë Beto. Në mbrojtje Figueiras, Pareja, Fazio, Moreno. Në mesfushë përpara tyre do të luajnë Iborra dhe MBia ndërsa Marin, Rakitic dhe Rejes do të mbështesin Gamieron.Reali nga ana tjetër nuk do të ketë shumë surpriza teksa nga minuta e parë një vend titullari ka fituar Izko. Galaktikët pritet të luajnë me këtë formacionin 4-3-3Në portë do të jetë Diego Lopez. Në mbrojtje Karvahal, Varane, Pepe dhe Marselo. Në mesfushë përpara tyre do të jenë Modric, Alonso dhe Izko ndërsa treshja e sulmit do të përbëhet nga Bejl, Benzema dhe Ronaldo.