Fitojnë Milan dhe Napoli, mundet Lacio
Milani më në fund është rikthyer në rrugën e fitoreve në Serinë A. Kuqezinjtë arritën mbrëmë të merrnin një fitore të pastër 2-0 në Frence ndaj skuadrës së Fiorentinës. Kuqezinjtë e nisën më mirë ndeshjen ndaj ekipi i Montelës që tashmë duket e shokuar që nga eleminimi në Europa League nga Juventus. Sedorf hedh në fushë nga minuta e parë edhe Hondën që duket se ishte edhe zgjedhja e duhur. Milani do të kalonte në avantazh në minutën e 23-të me francezin Filip Mekses që si gjithmonë shënon gola vendimtar. Francezi duket se është gjithmonë vendimtar te kuqezinjtë pasi shënon gola të rëndësishëm.
Fiorentina do të mundohej të reagonte por në sulm ka Matrin që e ka humbur prej kohësh kontaktin me golin. Fitorja i dha më shumë shpresa kuqezinjve për një vend në Ligën e Europës, i vetmi objektiv tashmë i mbetur për këtë sezon. Në minutën e 64-të Mario baloteli do ët shënonte në gol spektakolar pas një goditje nga distanca. Super Mario duket se e ka kthyer në një tradit shënimin e golave të tillë. Deri në fund me gjithë përpjekjet e skuadrës vendase rezultati do të mbetej I tillë 2-0.
Napoli ka arritur të marr një fitore të rëndësishme me Katanian me rezultatin 4-2. Zapata shënoi dy gola ndërsa Kalejon e Henrike kompetuan listën e golashënuesve për skuadrën e Benitezit. Golat për vendasit i shënuan Monzon në minutën 54 dhe Gjombe në të 73-tën.Në takimin tjetër Lacio e shqiptarëve u mposhtën nga Xhenoa me rezultatin 2 me 0. Të dy golat në takim u shënuan në pjesën e dytë. Të parin e shënoi italiani Alberto Xhilardino në minutën e 65-të dhe të dytin Fetfatizidis, 7 minuta para fundit të takimit. Berisha luajti si titullar, ndërsa Cana ishte në pankinë, por nuk u aktivizua për asnjë minutë. Portieri Shqiptar edhe pse pësoi dy giola u shpall një ndër më të mirët për skuadrën e tij.Në takimet e tjera, Kaljari mund Veronën, Kievo fitoi me Bolonjën, ndërsa Sampdoria fitoi në fushën e Sasuolos. Juventusi kryeson renditjen me 14 pikë më shumë se Roma, e ndjekur nga Napoli që me. Lacio në vendin e tetë, ndërsa Milani e 11-ta.