Inter ndalet nga Udineze
Inter ende nuk është zgjuar në kampionat. Zikaltrit janë frenuar në një barazim të bardh në "San Siro" nga Udineze. Në fakt sfida mes këtyre dy skudrave më shumë sesa një luftë sportive në mesfushë thuajse nuk dhuroi asgjë. Mazarri nga minuta e parë hedh dyshen e sulmit Palasio-Ikardi ndërsa Guidolin I beson frenat e sulmit të riut Muriel. Pjesa e parë u dominua më shumë nga zikaltrit të cilët në fakt thuajse në asnjë nuk e vendosën në provë portierin Skufet. Guarin dhe Hernanes provojnë nga distanca por ndalen nga mbrojtja e hekurt e miqve. Rasti më I rrezikshëm I këtij fraksioni ishte nga Udineze ën fundin e pjesës së parë, ku Handanovic u detyruar të bëjë një pritje shpëtimtare.Pjesa e dytë do të ishte thuajse një kopje e së parës me të dyja skuadrat të ngarkuara shumë psikologjikisht dhe me forca të dobëta në fazën e sulmit. Interi do të kishte raste më të pastra me Ikardin që vendos në provë portierin mik ndërsa disa minuta më vonë Kambiaso nuk arrin të shënoj golin e avantazhit. Deri në minutën e fundit më gjithë këmbënguljen e të dyja skuadrat rezultati nuk do të ndryshonte. Ekipi I Mazarrit nuk mundi të përfitoj nga humbja e Fiorentinës. Champions League duket një ëndërr e pamundur për Interin ndërsa duhet ruajtur edhe vendi në Europa League.