Barcelona fiton por humbet Valdes
Barcelona tashmë nuk dinë të ndalet në La Liga. Blaugranët kanë arritur të marrin një fitore të pastër 3-0 ndaj Selta Vigos. Skuadra e Tata Martinos e kishin të qartë se duhet të fitonte nëse kërkon të qëndroj në garën për titullin kampionë. Barcelonë do të kishte në fushë skuadrën më të mirë të mundshme teksa në vijën e parë të sulmit do të kishte vend për Messin dhe Neymar. Pa kaluar as 6 minuta lojë do të vinte edhe goli I parë që mban për autor Neymar I cili mori një top të bukur nga Messi për ët shënuar një gol të polemizuar për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 22-të Bacelona do të pësonte një goditje të madhe teksa Viktor Valdes dëmtohet dhe lë fushën e lojës. Dëmtimi I tij mund të cpj kohën e rekuperimit deri në 6 muaj. Katalanasit vazhduan dominimin në fushën e lojës teksa do të shënonin edhe një tjetër gol në minutën e 30-të me Messin. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat . Në fraksionin e dytë do të vinte edhe goli i dytë nga braziliani Neymar që shënon në të 66-ën golin e dytë personal dhe të tretin për blaugranët. Barcelona fiton tre pikë por humbët Valdes deri në fund të sezonit.