Mourinho: Reali duhet të ishte më mirë në renditje

Pas dy humbjeve radhazi në La Liga, Jose Mourinho nuk ka hezituar të ngacmojë Real Madridin. Galaktikët u mposhtën 4:3 nga Barcelona në El Clasico të dielën e shkuar, ndërsa të mërkurën u gjunjëzuan sërish duke humbur 2:1 në transfertë me Sevillan.Skuadra e Carlo Ancelottit tashmë është në vendin e tretë në La Liga, tre pikë prapa kryesues Atletico Madrid, dhe një më pak se Barcelona.Interesanti Mourinho menjëherë është shprehur i befasuar me rezultatet e fundit të ish skuadrës së tij."Jam i befasuar befasuar pak. Prisja që Reali të ishte më lart në renditje, të kishte avantazh më të madhe sepse Barcelona gjatë këtij sezoni ka humbur më shumë krejt dnryshe nga tre sezonet e kaluara", deklaroi Mourinho për Eurosport.Ai e krahasoi kualitetin e Premierligës me La Ligën."Në Angli janë katër skuadra në garë për titull, ndërsa në Spanjë kemi tre skuadra medallime të vogla. La Liga shpeshherë është konsideruar si kampionat mes dy ekipeve. Tani ka dalë edhe i treti që është dicka pozitive"Portugezi ka lëshuar fjalë të mira edhe për suedezin Zlatan Ibrahimovic:"Kemi qenë bashke për një vit dhe ishte një eksperiencë e bukur. Është një nga futbollistët më të mirë që kam drejtuar në karrierën time. Do të kishte qenë diçka e bukur ta shihnim në Botëror, por Suedia nuk u kualifikua".