Mundet Reali, Atletiko në krye
Reali i Madridit ka marr një goditje të madhe në luftën për titullin kampionë pasi është mundur në "Sanchez pizhuan" 2-1. Heroi i vendasve ka qenë Baka. Sulmuesi i Sevillas ka shkëlqyer në ndeshjen kundër Real Madridit me dy golat e tij të shënuar që e ndihmuan Atleticon dhe Barcelonën për të kaluar madrilenët në tabelë.
Ndeshja më e vështirë për galaktikët në këtë fund sezoni është mbyllur pa sukses. Humbja në El klasiko ka ndikuar negativisht te Reali që nuk po gjen ritmin e fitoreve. Mungesa më e madhe për Ancelotin ishte Di Maria që jo më kot ishte edhe më I mirë në El Klasiko. Reali e nisi më mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh në minutën e 14-të me Ronaldon. U duk se skuadra e Ancelotit kishte gjithcka nën kontroll por pa kaluar disa minuta do të ishte Boka që do të shënonte golin e barazimit në minutën e 19-të. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat ndërsa në të dytën kur u mendua se galaktikët do të përmbysin gjithcka nuk mundën të shënojnë një tjetër gol. Sevilja ishte më e qartë në lojën e saj Vendasit befasuan Realin kur Carlos Baka përsëri shënoi në minutën e 75-të për t`i dhuruar ekipit të tij që të përforcojë vendin e pestë në tabelën e renditjes.Anceloti do të mundohej të bënte disa ndërhyrje në formacion por nuk do të rezultonin të suksesshme pasi në fund rezultati do të mbetej 2-1. Reali i ka lëshuar vendin e parë Atletikos e cila ka fituar 1-0 ndaj Granadas. Për Lo Kolkonerosë vendimtar si gjithmonë është Diego Kosta që arriti të shënoj golin e vetëm dhe të fitores. Goli do të vinte në minutën 63-të. Rastet nga ekipi i Siemones do të ishin të shumta por edhe shifrat 1-0 janë të kënaqshme. Atletiko për momentin është një hap para kundërshtarëve por për Simeonen dhe për lojtarët e tij ka ende shumë punë përpara për të siguruar një titull që do të ishte historik.