United gati ta shkarkoj Moyesin

Manchester United shqyrton mundësitë për shkarkimin e David Moyesit. Pasardhësi i Sir Alex Fergusonit nuk i ka përmbushur aspak pritshmëritë dhe kjo ka revoltuar përvec tifozëve, edhe drejtuesit e klubit anglez, i cili po e kalon njërin prej sezoneve më të vështira në tre dekadat e fundit.Në javët e ardhshme, drejtuesit e klubit do të ulen në tryezën e rrumbullakët për të diskutuar shkarkimin e ish trajnerit të Evertonit.Kupa është mbushur pas humbjeve të thella në shtëpi nga rivalët me të mëdhenj, Liverpool dhe Manchester City, të cilat u konsideruan të papranueshme nga bordi i klubit.Familja Glazer, pronare e klubit, vlerëson se Moyes është duke e shkatërruar klubin, ndaj po mendojnë ta largojnë atë, edhe pse Ferguson e konsideronte skocezin si pasardhësin e tij ideal.Madje, ishte vetë trajneri legjendar ai i cili e kishte propozuar Moyesin në krye të 'Djajve të Kuq'. Një tifoz e sulmoi fizikisht Moyesin, gjatë ndeshjes ndaj Cityt, duke e shprehur mëllefin ndaj tij.Mbetet të shihet se deri kur do të ketë 'jetë' në Old Trafford trajneri Moyes, por vështirë se mund ta mbyll sezonin në këtë pankinë. Për momentin nuk janë përmendur emra të pasardhësit të tij të mundshëm.