Mbyllet sezoni për Valdes
Portieri i Barcelonës, Viktor Valdes ka pësuar një dëmtim të rëndë në fitoren 3:0 ndaj Celta Vigos . Portieri spanjoll kryqëzoi ligamentet e gjurit dhe pritet të mungojë nga 6 deri në 8 muaj, që nënkupton se ai do të humb Botërorin 'Brazil 2014'.32 vjeçari ishte vendimtar në një rast duke bërë një pritje në minutën e 22-të, por në rënie e sipër, dëmtoi gjurin, ndërsa është konfirmuar se duhet t'i nënshtrohet operimit. Futbollisti spanjoll doli nga fusha me ndihmën e auto ambulancës, ndërsa nuk munguan lotët, pasi ai nuk do të ketë mundësinë të mbrojë më kurrë për Barcelonën, sepse ka paralajmëruar largimin në fund të sezonit.
Valdes, i cili kaloi 12 vitet e fundit tek gjiganti katalanas, pritej të 'luftonte' me Iker Casillas për një vend titullari në portën e Spanjës këtë verë, por ai fatkeqësisht nuk do të jetë në Botëror. Ky ishte dëmtimi i dytë i Valdes këtë sezon, pasi ai u dëmtua edhe në muajin nëntor, në miqësoren e Spanjës ndaj Afrikës, dhe mungoi në tetë ndeshje të Barcelonës.Shokët e skuadrës, trajneri, presidenti i klubit, por edhe lojtarët tjerë kudo në botë, kanë ngushëlluar Valdesin për dëmtimin, duke shpresuar që ai të kthehet më i fortë në sezonin e ardhshëm, të cilin me shumë gjasa do ta luaj me Monacon.