Juventus nuk ndalet, mund edhe Parmën
Juventus nuk dinë të ndalet. Bardhezinjtë kanë arritur në tjetër fitore në kampionatin Italian duke e çuar shifrën e fitoreve në 15 radhazi në Juventus Stadium. Viktima e radhës për të besuarit e Antonio Contes ka qenë Parma e cila është detyruar të dal nga Torino me humbjen 2-1.Nga minuta e parë Konte hedh formacionin më të mirë ku mungesa e vetme në formacioni ideal të sezonit është vetëm Barzajli ndërsa Markizion do të hidhej në fushë në pjesën e dytë duke u rikthyer nga dëmtimi. Ndeshja do të niste e barabartë për të dyja skuadrat ku iniciativën do ta kishin vendasit të cilët janë shumë më të rrezikshëm. Karlos tevez në minutën e 24-të do të bënte gjithcka mirë vet teksa fillimisht do të shmangte portierin vendas dhe më pas edhe portierin Manone që nuk arrin ta ndal dot Argjentinasin. Nuk do të kalon as 7 minuta dhe protagonist do të behej sërish Apashi I cili do të shënonte edhe golin e dytë personal dhe të dytin edhe për skuadrën e tij. Në minutat në vijim të pjesës së parë nuk do të kishte më raste të tjera të rrezikshme.Pjesa e dytë do të ishte me një tjetër fytyrë për Juven e cila nuk arrin të tregoj shumë nga futbolli i saj më i mirë. Parma do të mbetej me 10 futbollist pas daljes me karton të kuq të Amaurit që nderhyn në mënyrë të gabuar më bërryl ndaj Kielinit. Por miqtë me gjithë inferioritetin numerik nuk do të dorëzoheshin duke gjetur golin e shpresës me një ish-Juventin Molinaron që në minutën e 62-të shënon një gol spektakolar duke shtangur Buffon dhe duke festuar si Ii cmendur njëlloj si të kishte shënuar për Juven. Mbrojtësi I Parmës në fakt I dha fund edhe një tjetër statistike domethënëse të 551 minuta me rrjet të paprekur nga Buffon. Deri ën fund Parma do të tentonte të gjente golin e barazimit ndërsa te Juventus Kualjarela do të kishte një shans të pastër. Juventus pas kësaj fitore vazhdon të ruaj vendin e parë në tabel e shkëputur 14 pikë nga Roma e vendit të dytë.