City mund në derbi United

Manchester City ka arritur të fitoj pastër 3-0 derbin e Manchesterit ndaj rivalëve të United. Skuadra e trajnerit Manuel Pellegrini shumë kaloi shpejtë në avantazh brenda minutës së parë të ndeshjes me Edin Dzekon, duke ndëshkuar mbrojtjen e fjetur të vendasve.David Moyes nuk aktivizoi për asnjë minutë yllin kosovar Adnan Januzaj pritej që ai të ishte titullarë, por nuk ishte as në stolin e rezervave. David De Gea ishte në një ditë të mirë teksa në disa raste do të shpëtonte portën e tij. Pa Robin van Persien e dëmtuar, Wayne Rooney ishte i pafuqishëm në sulm për të kërcënuar mbrojtjen solide të Cityt, që shkoi në pushim me avantazhin e një goli. Fernandinjo do të shpërdoronte një rast të pastër në minutën e 52-të teksa e dërgon topin mbi traun e portës.Pas 56 minutash lojë, Dzeko golin e tij të dytë duke shmangur Rio Ferdinandit dhe mposhti portierin David de Gea. Në minutat në vijim, City realizoi edhe golin e tretë të minutën e parë të kohës shtesë me mesfushorin Yaya Toure.Me këtë fitore, City i afrohet në vetëm tre pikë kryesuesve të Chelsea që është në vendin e parë me 69 pikë, por ka dy ndeshje shumë se qytetarët. Ndërsa, United është në vendin e shtatë me 51 pikë.