Daily Star: Real Madrid, 30 milionë euro për Joe Hart
Një lajm interesant është lanësuar në mediat britanike i cili supozon se skuadra mbretërore Real Madrid, është në kërkim të portierit më të mirë momental anglez Joe Hart. Sipas Daily Star, Ancelotti nuk është i kënaqur me portierët e tij Diego Lopes e Iker Casillas.Thuhet se Madrilenët janë të gatshëm ti ofrojnë City-t një ofertë e cila shkon deri në 30 milionë euro, po ashtu ka mundësi që në marrëveshje të përfshihet edhe Casillas.Ndërkohë me ardhjen e Hart në Bernabeu, edhe Lopez do të detyrohet të kërkojë skuadër tjetër. Për të më herët interesim ka shprehur skuadra italiane AC Milan e cila po kërkon zëvendësues për Abbiatin.Nëse një rotacion i tillë ndodhë atëherë Reali do të mund të siguroj edhe shërbimet e portierit të Espnayol, Kiko Casilla.