“Top 11″, lojtarët të cilëve ju skadon kontrata në 2015

Salvatore Sirigu akoma nuk ka rinovuar kontratën me PSG. Portieri 27 vjecar është maturuar në eksperjencën franceze dhe mund të rikthehet në Itali, pëlqehet shumë nga Milan. Tjetër portier është Marc Ter Stegen I Borussia Moenchenladbach, u fol se kaloi tek Barcelona por më pas gjithcka u bllokua. Në mbrojtje kemi emra të rëndësishëm. Në Barcelona është Gerard Pique dhe Dani Alves. Spanjolli 27 vjecar me shumë siguri do të rinovoj, ndërsa braziliani nuk e ka të sigurt qëndrimin tek katalansit. Tek Juventus janë dy mbrojtës të cilët nuk kanë rinovuar, Giorgio Chiellini edhe Stephan Lichtsteiner, por kontratat e reja nuk janë në dyshim. Në krahun e majtë është mbrojtësi i Real, Marcelo, akoma nuk ka rinovuar dhe diskutimet nuk po zhvillohen.Në mesfushë ka me cilësi. Pas dy sezoneve positive Miralem Pjanic ka “pushtuar” zemrën e Roma-s. Boshnjaku është një nga yjet e skuadrës së Rudi Garcia-s, por akoma nuk ka gjetur akordin për rinovimin, pëlqehet nga PSG, ku francezët ofrojn Pastore-n edhe para për Pjanic. Në mesin e mesfushës kemi Ikay Gundogan, një nga lojtarët më të mirë të Borussia Dortmund, finaliste e vjetëshme Champions League. Lojtari nuk po luan prej 7 muajsh për një problem në shptaull, rinovimi nuk ka ardhur dhe lojtari nuk e ka shfaqur dëshirën. Pëlqehet nga Arsenal, Manchester United dhe Real Madrid. Kemi edhe gjermanin Sami Khedira, Real Madrid, lojari ka pësuar një dëmtim në nëntor dhe nuk është rikthyer në fushë ndërsa Mourinho kërkon ta ketë në Londër tek Blues. Prestigjozi në mesfushë është Toni Kroos, Bayern Munich. I riu 24 vjecar nuk ka ndermend të rinovoj kontratën dhe e ardhmja do të flasi Premier League. Një emër i rëndësishëm është dhe Samir Nasir, I cili ka pasur probleme fizike dhe ka humbur besimin e Manuel Pellegrini-t. Manchester City do e vlersoj në fund të sezonit, rinovimi është më larg se afër. Emri I fundit është Roberto Firmino, fantazisti brazilian 25 vjecar I Hoffenheim ndiqet me shumë interes nga Inter, Chelsea, Milan dhe Liverpool. Kartoni varion tek 15 milion euro.Sulmi është me emra të mëdhenj dhe të afirmuar në botën e futbollit. Në Madrid është Benzema I cili me shumë mundësi do të rinovoj kontratën, pasi këtë sezon është shfaqur një makineri golash. Francezi 26 vjecar ka shënuar 24 gola në 41 ndeshje. Akoma në Madrid është I riu Morata, 21 vjecari mendon largimin dhe rinovimi nuk diskutohet, pëlqehet nga shumë klube europiane. Emri I fundit është I boshnjakut të City, Edin Dzeko, anglezët duan ta shesin për 15 milion euro, Inter është në dritare.abbordabile (circa 15 milioni) avendo un contratto che scade l’anno prossimo.FORMACIONI: (4-3-2-1): Sirigu; D. Alves, Piqué, Chiellini, Marcelo; Gundogan, Khedira, Pjanic; Kroos, Nasri (Firmino); Benzema (Dzeko/Morata).