Aksident në Fushë Bulqizë, makina përplaset me shkëmbin, plagosen tre persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2014, 18:34
Një aksident është regjistruar në orët e pasdites së sotme, ndërsa kanë mbetur të plagosur tre persona, antarë të një familjeje.Ngjarja ka ndodhur në Fushë Bulqizë, ku makina e cila drejtohej nga një vajzë dhe pasagjerë ishin prindërit e saj, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shkëmb.Dy prindërit e plagosur janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak për marrjen e ndihmës mjekësore, pasi janë në gjendje të rëndë shëndetësore.Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca të policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.