Shkodër, 25% e patentave të parregullta, Drejtoria e Lejeve të Drejtimit: Është paguar rryshfet
Pajisja me lejen e drejtimit të automjeteve, është kthyer shqetësimi i rradhës për Sektorin e Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë konstatuar se 25 % e tyre në qytetin e Shkodrës janë dhënë kundrejtë rryshfetit. Demir Osmani, Drejtori i Përgjithshëm i dhënies së lejeve të drejtimit, bën me dije se janë verifikuar mjaft raste të tilla, ndërsa 2 autoshkolla janë ndëshkuar.Lidhur me lejet e reja të drejtimit, Osmani sqaroi se ato do të jenë gati pas 5 muajsh, pasi fillimisht nevojiten disa ndryshime ligjore.Nisur nga numri i lartë i aksidenteve rrugore, të cilat kanë rezultuar fatkeqësisht edhe fatale, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme si dhe me Ministrinë e Drejtësisë, kanë hartuar një sërë masash për të rritur sigurinë rrugore, duke përfshirë edhe monitorimin e autoshkollave.