Fushata sensibilizuese në Korçë, luftë kundër kultivimit dhe trafikimit të hashashit

Korça është njëri prej qarqeve i cili konsiderohet pjesë ku kultivohet lënda narkotike dhe ku zonat e thella mbeten pjesët më problematike në këtë drejtim. Fushata sensibilizuese që po zhvillohet në rang vendi kundër këtij fenomeni, ka mbledhur në Korçë kryetarë të njësive vendore ku është kërkuar marja dhe hartimi i masave në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabis sativa.Nga ana tjetër, Prefekti i Qarkut të Korçës vuri në dukje se diçka e tillë duhet bërë edhe nga drejtuesit e institucioneve lokale, në mënyrë që rezultatet të jenë sa më pozitive.Në Qarkun e Korçës problematike mbeten zonat e thella të Voskopojës, Kolonjës dhe Mokrës në Pogradec.