Lagjet e Lezhës mes mbeturinave, situata problematike, aksionet nuk japin ndryshim
Pranë tregut të Lezhës ndodhet një zonë mjaftë e ndotur, pamja e së cilës nuk është e re, por e risjellë në vëmendje shumë herë, ndërsa bashkia ka marrë aksione të vazhdueshme në këtë zonë për largimin e mbeturinave.Ndërmarrja e Shërbimeve pranë Bashkisë e ka kthyer në një traditë të rikthehet në zona që janë problematike. Në mungesë të një vizioni për mënyrën sesi duhet ti japë zgjidhje këtij shqetësimi, kjo njësi vendore i adresohet për ndihmë sipërmarrjes së pastrimit. Megjithatë kjo ndërhyrje zgjidh problemin për vetëm një ditë, më pas vijon e njëjta situatë deri në aksionin e radhës.Të tilla zona problematike, janë disa në Bashkinë e Lezhës. Brenda apo jashtë hartës së shërbimit të pastrimit, ato janë në territor të kësaj njësie vendore e cila ka aplikuar projekt për diferencimin e mbetjeve, por nuk ka zgjidhur pastrimin e qytetit.