Nuk i dha leje të takonte nënën e sëmurë, shqiptari i dënuar i pret fytin gardianit grek

Një shqiptar i dënuar me burg të përjetshëm në Greqi i ka marrë jetën një gardiani të burgut, ne institucionin ku vuante dënimin.Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në burgun e Malandrinos, ku i burgosuri shqiptar me iniciale K.H pas refuzimit të autoriteteve të burgut për ti dhënë leje për të vizituar nënën e tij, ka kërcënuar me vdekje gardianët.“Nuk më lini të shoh nënën time do i marr jetën njërit prej jush” mësohet të ketë thënë shqiptari.Por nuk është mjaftuar me kaq, ku kërcënimin e ka kthyer në vepër, duke sulmuar me thikë gardianin me iniciale G.T, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.Ai është trasportuar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra në fyt nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë në spital.