Atentati ndaj Kryekomunarit, PD sulmon qeverinë: Akt terrorist, policia e paaftë
Partia Demokratike dënoi ashpër atentatin ndaj Kryetarit të Komunës Farkë. Në një deklaratë për mediat, deputeti Keltis Kruja bëri përgjegjëse qeverinë për goditjen me antitank të Fatbardh Plakut dhe familjes së tij, pasi sipas tij nuk po siguron rendin dhe qetësinë në vend.Deklarata e plotë:Një akt i rëndë terrorist është është kryer sot ndaj Kryetarit të Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, dhe familjes së tij, kur banesa e tij është goditur me anti-tank në orët e para të mëngjesit.Partia Demokratike e dënon ashpër këtë ngjarje, dhe gjendet sot në krah të Bardhit dhe familjes së tij.Partia Demokratike e konsideron këtë ngjarje, si një sulm burracak ndaj një të zgjedhuri vendor, ndaj një zyrtari demokrat të votuar nga qytetarët, që është njëkohësisht kryetar i shoqatës së komunave të Shqipërisë.Partia Demokratike është e shqetësuar se prej 7 muajsh, qysh se kjo qeveri ka ardhur në pushtet, të zgjedhurit dhe zyrtarët demokratë kanë qenë vazhdimisht objekt i sulmeve të rënda që kanë kërcënuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyrePor kjo ngjarje e rëndë është më shumë se sa një sulm banditesk ndaj një të zgjedhuri demokrat. Kjo ngjarje është dëshmi e qartë e kapitullimit të rendit dhe të aftësisë së kësaj qeverie për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve.Atentati ndaj kryetarit të Komunës më së paku e bën qeverinë përgjegjëse që nuk arrin të sigurojë rendin dhe qetësinë në vend, por përkundrazi ka krijuar rrethana të favorshme për krimin, dhe goditjen e zyrtarëve demokratë.Partia Demokratike kërkon zbardhjen e menjëhershme të kësaj ngjarjeje, zbulimin e autorëve dhe mbështetësve të tyre.Ne i bëjmë të ditur sot autorëve, dhe nxitësve të tyre, që nuk trembemi, dhe nuk tërhiqemi nga misioni ynë, përballë kësaj dhune çnjerëzore.Berisha në "Facebook": Një akt terrorist i rradhës ndaj qeveritarëve të opozitësTe dashur miq, mbreme u krye nje akt i shemtuar terrorist kunder kryetarit te komunes se Farkes z. Farbardh Plaku. Kriminelet kane qelluar me antitank ne oren 2:00 te mengjesit shtepine ku banonte z. Plaku dhe familja e tij.Familja Plaku shpetoi sepse pjesa kryesore e predhes nuk eksplodoi. Ky eshte nje sulm terrorist i shemtuar i inkurajuar nga qendrimi armiqesor i Edi Rames ndaj opozites dhe drejtuesve te saj. Prapa tij qendrojne grupet kriminale me mbeshtetje te fuqishme politike qeveritare, te cilat nuk e munden dot z. Plaku me vote ne zgjedhjet lokale dhe tani duan eleminimin fizik te tij me çdo çmim.Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt terrorizmi i bej thirrje Prokurorise se Shtetit te hetoje me seriozitetin me te madh per te vendosur para ligjit autoret, organizatoret, ekzekutoret e zinj te ketij akti terrorist te stampes politike. sb