Sëpatë në kokë të birit, gjykata lë në burg babain agresor

Gjykata e Shkalles se Pare ne Korçe ka dhene sot masen e sigurise "arrest me burg"ndaj babait agresor Thoma Sejdarasi, i cili tre dite me pare pas nje konflikti goditi me mjet sepate djalin e vet Albano Sejdarasi 21 vjeç ne koke, duke i demtuar njerin vesh si edhe duke i shkaktuar plage te tjera ne trup.Ne seancen e sotme, 52-vjeçari Thoma Sejdarasi eshte shfaqur i penduar, duke thene se nuk kishte per qellim te godiste djalin, por kete gje e ka bere ne gjendje te dehur.Nderkohe qe dite me pare grupit hetimor, babai 52-vjeçar i tha se arsyeja se perse e kishte goditur te birin ishte fakti qe ai drogohej. Sipas dëshmisë së Thomait, i biri shperdoronte parate ne menyre te papergjegjshme dhe pikerisht per kete gje ata konfliktoheshin shpesh, deri ne momentin kur ndodhi edhe ngjarja tre dite me pare.Ishte mesditë, kur Thoma Sejdarasi pas nje konflikti me te birin e goditi ate me sepate.Ndersa me pas e transportoi te riun drejt spitalit te Korçes, ku edhe mori ndihmen e mjekeve. 52-vjeçari ka pritur policine duke u vetedorëzuar dhe duke pranuar ate se çfare kishte bere.