Denoncimi i ILDKP për fsheje të pasurisë, Naço: Masa disiplinore ndaj çiftit të gjykatësve

Ministria e Drejtësisë me urdhër të titullarit të saj ka nisur proçedim disiplinor ndaj dy gjyqtarëve Ken Dhima dhe Klorinda Çela, pas shkeljeve të këtyre dy të fundit me deklarim e pasurive.Në një prononcim për mediat, Naço inkurajoi ILDKP në luftën ndaj korrupsionit duke kërkuar respektim të memorandumit mes dy institucioneve si garanci për forcimin e mekanizmave të kontrollit.Një ditë më parë Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ka depozituar pranë Prokurorisë së Përgjithshme kallëzim penal ndaj ambasadorit Agim Isaku dhe dy gjyqtarëve Ken Dhima dhe Klorinda Çela. Sipas ILDKP-së, tre zyrtarët akuzohen për mosdeklarim të pasurive.Në deklaratën e ILDKP-së, thuhet, se ambasadori Agim Isaku ka fshehur burimin e parave për blerje të dy apartamenteve në Tiranë, dhe fshehje të depozitave bankare.Gjyqtaret Ken Dhima dhe Klorinda Cela kane bërë deklarim te rremë per vlerën e paguar për apartamente dhe kane fshehur disa depozita bankare.