Ligjet rrëzojnë amendamentin “Mediu”, PS: Nuk sjell asnjë ndryshim në ligjin e pronave
Mazhoranca ka rrëzuar në mbledhjen e sotme të komisionit të ligjeve amendamentin e kreut të republikanëve, Fatmir Mediu, për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore. Sipas relatorit Subashi, amendamenti i Mediut nuk i zgjidh problemet nga pikëpamja ligjore.“Ndryshimet që janë bërë nga e djathta në dhjetor 2009 e kanë zgjidhur çështjen që ngre Mediu. Jam kurioz të shoh qëndrimin e opozitës për një ligj që e ka bërë vetë” tha ai.Nga ana tjetër Mediu tha se çështja e pronës private dhe zgjidhja e drejtë e saj është detyrim i BE, duke kujtuar që Gjykata e Strasburgut ka përcjellë 8 vendime pro ndarjes së pronave.“Prona private dhe zgjidhja e drejtë është detyrim i BE, Strasburgu dhënë 8 vendime pro ndarjes së pronave . Pr.ligji nuk ka karakter rëndues financiar, por ul kostot dhe barren financiare të dëmshpërblimit. Me anë të shtetëzimit i është marrë toka pronarëve të ligjshëm dhe qeveria nuk mund të përdorë dy standarde. Janë shpërndarë 151 mijë hektarë tokë bujqësore, 70% e saj në mënyrë të padrejtë” u shpreh ai.Mediu konstatoi se në zonat me përparësi turizmin nuk është dhënë asnjë titull pronësie në bazë të ligjit 7501, ndërsa kërkoi që të zbatohet detyrimi ligjor i pajisjes së pronarëve me çertifikate pronësie.