Aksident në autostradënTiranë-Durrës, makina del nga rruga, plagoset drejtuesi

Një aksident është regjistruar në orët e mbrëmjes së sotme, ndërsa është plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku automjeti me targa AA508IV ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i saj.I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca të policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.