Ndërhyrja në lumin Gjadër, aksioni i nisur për zgjerimin e tij lihet përgjysmë
Pasi u referua si shkaktari kryesor i përmbytjeve të janarit të këtij viti në zonen e Zadrimes në Lezhë, Ministria e Bujqësise premtoi zgjerimin dhe thellimin e lumit Gjader. Aksioni nisi menjëhere pas përmirsimit të kushteve atmosferike, por puna ka mbetur pergjysme.Emergjenca me të cilen u parashikua ndërhyrja në këtë lumë, i cili vijon të jetë një rrezik për të gjithë zonen e Zadrimes, sigurisht që do të harronte elemente të rëndesishëm për vijueshmërinë e këtij objektivi të Ministrisë së Bujqësise.Eskavatoret nisen punen në lumin Gjader të Lezhës, por ky aksion zgjati vetëm pak ditë. Shkak u bë mungesa e karburantit. Për të siguruar sasinë e nevojshme të karburantit deri në perfundim të këtij investimi tepër të rëndësishem duheshin fonde. Këto fonde duhet të tenderohen për blerje karburanti, dhe proçedurat nisën zvarritjen e tyre.Nuk mjafton vetëm deshira për të nisur një objektiv madhor e për të zhberë një fatkeqësi për shume fermere, siç eshte eleminimi i permbytjeve, por mbi te gjitha duhet masa konkrete. Ministria e Bujqësise me veprimin e sajë tërhoqi vemendjen e banorëve të Zadrimes, të cilet shpresuan që kjo ndërhyrje do të shmangte perfundimisht permbytjet që vinin nga lumi Gjader, por sërish kemi një stanjacion të veprimeve në vazhdimësi.Tenderi për blerjen e karburantit ka disa proçedura specifike, të cilat nuk lejojnë realizimin e shpejtë të tij.Kjo është një nga arsyet se përse nuk ka vijuar hapja dhe zgjerimi i lumit Gjader në të gjithë gjatesinë e tij, por sigurisht pasi ka parë diellin të shkelqejë, Ministria e Bujqësise e harroi sikletin me të cilin u perball kur reshjet intesive të shiut përmbyten mijera hektarë tokë dhe dhjetra shtepi banimi në Komunen Dajç të Lezhës, e sigurisht penalizoi gjithë bujqesinë në këtë zonë.Ky fakt eshte harruar, ndërsa reshjet ka rinisur serish diten e sotme ne rajonin e Lezhës, ndërsa banoret po jetojne me friken e permbytjeve.