Asnjë marrëveshje për mandatin e EULEX, dështon takimi mes Ashton e Ministrave Kuçi-Rexhepi

“Tranzicioni (i misionit aktual të EULEX-it në mision të ri v.j.) do të fillojë më 15 qershor dhe do të bëhet përmes shkëmbimit të letrave si herën e kaluar dhe ratifikimit në Kuvend”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, pas takimit me autoritetet e BE-së.“Do të ketë tranzicion në menaxhim dhe në kompetenca”.Bashkimi Evropian ka hedhur poshtë propozimin e autoriteteve të Kosovës që misioni i EULEX-it të realizojë tranzicionin në kuadër të mandatit të tanishëm, e që nënkuptonte të niste që në muajin e ardhshëm. Të hënën palët janë dakorduar që tranzicioni të nisë në qershor.Brukseli zyrtar ka kërkuar më herët zgjatjen e mandatit të tanishëm edhe për 3 muaj, me qëllim të realizimit të tranzicionit të misionit aktual në misionin e ri.