Tentativë grabitjeje me armë zjarri në një dyqan, largohen autorët

Tentativë për grabitje në kryeqytet. Dy persona të armatosur dhe me maska kanë tentuar mbrëmjen e sotme të grabitin një dyqan celularësh te Komuna e Parisit, por janë larguar nga vendngjarja pa marrë asgjë, me një motor. Menjëherë në vengjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.