Integrimi i komunitetit rom, projektet mbeten në letër, situata vazhdon e njëjtë

Integrimi i femijeve dhe komunitetit rom ne shoqerine shqiptare duket se eshte pjese vetem e projekteve dhe takimeve mes shoqatave dhe njesive vendore, pasi situata ne terren vazhdon te jete e njejte.Elbasani eshte nje prej qyteteve qe regjistron rreth 5 mije rom, ku shumica e tyre jane pothuajse te paarsimuar. Analfabetizmi shoqerohet me varferine, diskriminim apo probleme te ndryshme sociale per te cilat zgjidhja e vetme deri tani kane qene me dhjetera takime burokratike nga shoqata te ndryshme te cilat nuk sherbejne per asgje.Ne shkollen 9-vjeçare "Hamit Mullisi" jane 85 femije rom qe arsimohen prane saj, por ky numer luhatet pasi shkolla braktiset prej tyre.Ne qarkun e Elbasanit ne total jane rreth 224 nxenes qe ndjekin arsimin 9-vjeçar, 7 ate te mesem dhe 3 arsim te larte. Kryetari i shoqates "Zeri i Romeve", Enver Musatafaji, thote se mungesa e te ardhurave detyron nderprerjen e studimeve.Ne Elbasan eshte inaguruar edhe nje qender komunitare ku misioni i saj eshte integrimi, edukimi, dhe arsimimi i femijeve rom.