Sulmohet me antitank vila e Bardh Plakut, tentohet eleminimi i kryekomunarit të Farkës

Detaje të minutave të fundit mbi shpërthimin e regjistruar gjatë orëve të para të së martës në banesën e kryekomunarit të Farkës, Fatbardh Plaku, e bëjnë edhe më problematike çështjen. Të dhënat e dala nga hetimet bëjnë me dije se nuk kemi të bëjmë me shpërthim eksplozivi, por banesa e Fatbardh Plakut është qëlluar me antitank nga oborri i xhamisë përballë shtëpisë së tij.Fatmirësisht lënda eksplozive e minahedhesit nuk ka shpërthyer plotësisht, pasi ishte e skaduar, duke dëmtuar kështu vetëm një pjesë të murit rrethues. Pasi në të kundërt, nëse gjithçka do të kishte shkuar sipas planit të atentatorit, banesa e kryekomunarit do hidhej në erë sëbashku me familjen e tij që gjendeshin brenda.Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:40 të mëngjesit, nderkaq ne ambjentet e komisariatit jane shoqeruar 7 persona që mund të kenë lidhje me shpërthimin në banesën e kreut të komunës Farkë. Fatbardh Plaku prej dy mandatesh vazhdon të jetë kryetar i Komunës së Farkës, nën siglën e Partisë Demokratike.Tritol kreu të komunës Farkë, shpërthimi në murin rrethues të banesësZona e Farkës së Vogël në kryeqytet është zgjuar nën shpërthimin e eksplozivit. Shënjestër e vendosjes së eksplozivit kësaj here ka qenë kryekomunari i Farkës së Vogël, Fatbardh Plaku.Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:40 të mëngjesit, ndërsa lënda eksplozive mesohet se ishte vendosur në murin rrethues të banesës së Kryekomunarit, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar një pjesë e avllisë.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve. Grupi hetimor po heton në disa pista, kryesisht mbi detyrën që mban apo ndodnjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur.Nderkaq ne ambjentet e komisariatit jane shoqeruar 7 persona që mund të kenë lidhje me shpërthimin në banesën e kreut të komunës Farkë. Fatbardh Plaku prej dy mandatesh vazhdon të jetë kryetar i Komunës së Farkës, nën siglën e Partisë Demokratike.