15 vjet nga bombardimet e NATO-s, Berisha: Ditë e madhe për kombin shqiptar
Pesëmbëdhjetë vjet pas ndërhyrjes së forcave veriatlantike në Kosovë, ish-kryeministri Sali Berisha vlerëson se kjo mbetet një ditë e madhe ne historine e kombit shqiptar, por edhe NATO-s. Përmes kësaj beteje, thekson Berisha, u arrit çlirimi i Kosoves nga pushtimi i eger dhe barbar serb.“Te dashur miq, sot eshte nje dite e madhe ne historine e kombit shqiptar por edhe NATO-s. Si sot 15 vjet me pare Aleanca e Atlantikut te Veriut nisi betejen ajrore per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave njerezore te shqiptareve ne Kosove. Kjo beteje, e para e ketij lloji ne historine e NATO-s, solli kapitullimin e regjimit te Millosheviçit dhe çlirimin e Kosoves nga pushtimi i eger dhe barbar serb.Prandaj ju ftoj te dashur miq te shprehim ne mirenjohjen me te thelle ndaj NATO-s dhe SHBA, te cilat udhehoqen Aleancen drejt nje fitoreje percaktuese per fatin e shqiptareve per lirine dhe pavaresine e Kosoves”.Për popullin kosovar 24 Marsi, është një nga ditët e kthesës së historisë. 15 vjet më parë, kur Kosova ishte në luftë, NATO-ja nisi të bombardojë objektivat ushtarake në Serbi.Fillimi i bombardimeve të NATO-s, si për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ashtu edhe për aktorë të tjerë të çështjes së Kosovës, është cilësuar si një ngjarje historike në vend.Fushata ajrore zgjati 78 ditë dhe u përmbyll me dëbimin e forcave serbe nga Kosova, si dhe me hyrjen e rreth 50 mijë ushtarëve në Kosovë nga 36 vende të ndryshme botërore, nga të cilët 30.000 ishin nga vendet e NATO-s.Ndërkaq, sot, me një numër shumë të vogël, forcat paqeruajtëse të NATO-s, vazhdojnë operimin e tyre nëpër Kosovë.