"Reflektim mbi traditat tona", ekspozita Marubi çeli siparin në qendrën e BE në Tiranë
"Reflektimi mbi traditat tona, reflektimi mbi vetveten", ky ka qenë edhe rrugëtimi i Fototekës "Marubi" këtu në kryqytet, e cila e çeli siparin e saj në zyrën e Bashkimit Europian në Tiranë.I pranishëm në ekspozitë shefi i sektorit politik dhe ekonomik të BE-së, Klai Vambo, tha se njohja e trashëgimisë kulturore është një pikë reference, e cila na bashkon të gjithëve ."Trashëgimia Kulturore është një pikë reference për të shkuarën që na ndihmon ne të kuptojmë historitë tona dhe cdo gjë që ka ndodhur në të kaluarën, e cila na bashkon të gjithëve. Por këtu nuk flitet vetëm për të shkuarën, sepse e kaluara jonë është pjesë përbërëse e jetëve tona por edhe të ardhmes tonë"tha ai.Ndërsa përfaqësuesja e Bashkisë së Shkodrës në sektorin e kulturës, Elena Zorba, tha se kjo ekspozitë është mishërim i realitet dhe një historie të gjallë të qytetërimit dhe kulturës shqiptare, e sjellë në ditët tona nga fotografi italian, Pjetër Marubi.Ekspozita "Reflektimi mbi traditat tona, regflektimi i vetvetes" do të vazhdojë rrugëtimin e saj edhe në qytete të tjera të Europës, pasi historiku dhe kultura shkodrane është përcjellë edhe në Bruksel, në zemrën e qytetërimit europian.