Reforma territoriale, Ministri Çuçi konsultime mbi ndarjen e re në Kukës

Ministri i Shtetit per Ceshtjet Vendore, Bledi Çuçi ka vazhduar turin e konsultimeve publike per reformen territoriale duke u ndalur ne Kukes.Gjatë takimit Ministri Çuçi theksoi se mbi 60% e komunave të Qarkut Kukes, janë totalisht të varura nga buxheti i shtetit dhe janë totalisht jashtë funksionit si njësi vendore të afta për të kryer shërbime. Shumica e këtyre shpenzimeve shkojnë për personelin pasi sipas të dhënave, administrata lokale në qarkun e Kukësit kushton 2 herë më shumë sesa administratat e tjera në rang vendi.Sipas përllogaritjeve të bëra nga grupi i ekspertëve, pas konsolidimit të njësive të qeverisjes vendore mbi bazën e reformës administrativo-territoriale, vetëm nga mirë administrimi i fondeve për personelin në 4 vjet mund të grumbullohen rreth 3 milionë USD si fonde shtesë që do të shkojnë për investime publike.Qarku i Kukësit ka 3 bashki dhe 24 komuna dhe më shumë se gjysma e këtyre komunave kanë më pak se 2000 banorë. Të tilla janë komuna e Bushtricës, Surrojit, Lekbibaj apo komuna Arrën me 462 banorë dhe komuna Kalis me 827 banorë, të cilat kanë humbur më shumë se gjysmën e popullsisë brenda dhjetë vjetësh.Përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore, drejtues të forcave politike, përfaqësues të sektorit privat dhe shoqërisë civile ishin të pranishëm në konsultimin publik ku u prezantuan kriteret teknike që do të përdoren për ndarjen e re adminsitrativo-territoriale.