Ina Rama:Prokuroria të mbetet e pavarur. Llalla: Do marr vendime të drejta
Një ceremoni e thjeshtë i ka dhënë fund një prej debateve më të forta të muajve të fundit në politikë. Ina Rama ka pritur zyrtarisht pasardhësin e saj në krye të Prokurorisë dhe duke i uruar detyrën është larguar për herë të fundit nga shkallët e ndërtesës ku drejtoi hetimin shqiptar duke lënë pas debatin për politikën.“Ju falënderoj seriozisht me kënaqësi për bashkëpunimin që kemi pasur, për sfidat që kemi kapërcyer,m punën e madhe që kemi bërë. Ka qenë një privilegj të punojë me disa prej jush, shkollë me disa të tjerë, eksperiencë shumë e rëndësishme e jetës, vite dinamike, me sfida, ngarkesa, përgjegjësi të mëdha. Përgjegjshmëri në pjesën më të mëdha të ushtrimit të funksioneve, kemi arritur disa standarde që janë përmirësuar, nuk dua të bëj analiza. Uroj që prokuroria të mbetet institucion i pavarur me integritet e profesional, të vazhdojë të dëgjojë opinione të mira për punën, e besoj këtë gjë, që edhe në drejtim e Llallës, që ka qenë njeri prej nesh, kjo traditë e mirë e krijuar do të mbetet dhe gjërat që janë për tu përmirësuar do të realizohen, punë të mbarë e suksese” ka theksuar Ina Rama.Duke u prezantuar me stafin e ri, për të cilin shpesh nuk ka kursyer kritikat, kryeporkurori i ri Adriatik Llalla garantoi mbështetje për ata që parimin e tyre në detyrë kanë ndershmërinë.“Më dhanë besimin për të drejtuar këtë institucion që do e drejtojmë së bashku duke dhënë secili kontribut në fushën e tij. Do përmbushim detyrat e parashikuara në ligj. gjatë mandatit tim prioritete e mia do të jenë të motivoj prokurorët që përballen pa kompromis me krimin e korrupsionin, por edhe më tej duke marrë vendime të drejta, të pandikuara nga interesa të caktuara përfshi edhe ato politike, do jem garant i motivimit të atyre që do punojnë me përkushtim detyrën dhe do të përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze akuzën në emër të shtetit. Uroj punë të mbarë dhe besoj se së bashku do të vijojmë që prokuroria të ketë standardet e kërkuara në ligj” shtoi Llalla.Pas ritit zyrtar, Rama e Llalla kanë qëndruar në zyrë për rreth 20 minuta në një bisedë informale. E ndërsa Ina Rama zbriste shkallët e fundit të ndërtesës u shpreh se largohej e kënaqur nga kjo detyrë të cilën e mbajti për më shumë se 4 vjet.Më 3 dhjetor Presidenti Nishani dekretoi Adriatik Llallën në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës. Në relacionin shoqërues të dekretit presidencial, Nishani vlerësonte eksperiencën e gjatë të tij në strukturat e organit më të lartë të akuzës në vend, ku ai ka kryer detyra të ndryshme.Ndërkohë, Kuvendi miratoi të premten me 75 vota pro dhe 54 abstenim dekretin e presidentit për emërimin e Adriatik Llallës në postin e Prokurorit të Përgjithshëm.Opozita kundërshtoi dekretin e presidentit, megjithëse u shpreh se ishte dakort me emrin, por e cilësoi procesin e zgjedhjes së tij si antikushtetues.Votën pro kryeprokurorittë ri e dha ndërkohë deputeti i FRD-së, Gazmend Oketa, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe deputeti i pavarur Kastriot Islami.Biografia e Adriatik LlallësNdërkohë Adriatik Llalla ka mbajtur postin e kreut të Inspektoriatit të të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.Llalla ka kryer studimet e Larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Drejtësisë, Titulli Jurist. Në muajin Janar të vitit 1998 ka filluar karrierën profesionale si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje.Më pas u emërua Prokuror në këtë Prokurori detyrë në të cilën punoi nga viti 1999‐2002. Nga viti 2002‐2003 ka punuar si Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Në vitin 2003 është emëruar Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier detyrë në të cilën ka punuar deri në vitin 2005. Nga viti 2005‐2008 ka punuar si Zv.Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.Në vitin 2006 zgjidhet anëtar i Këshillit të Prokurorisë dhe nga viti 2007‐2008 ka qënë Kryetar i Këshillit të Prokurorisë. Më datë 4 Maj të vitit 2010 zgjidhet Kryetar i Rrjetit të Ekspertëve të Integritetit, pjesë e të cilit janë institucionet përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesave dhe deklarimit të pasurive për shtetet e Europës Jug‐Lindore dhe disa vende të tjera të Europës.Në vitin 2011 ka përfunduar Masterin për “Të Drejtë Penale”, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Zoti Llalla ka njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.