“Gërdeci”, Gjykata pushon çështjen ndaj Fatmir Mediut

Gjykata e Lartë ka pushuar cështjen ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut. Kolegji gjykues i kësaj ceshtje i kryesuar nga Shkelzen Selimi ka vendosur që padia e ngritur nga dy  të  dëmtuarit Roxhers Durda dhe Alketa Hazizaj të plagosur në tragjedinë e Gerdecit, duhet të pushohet, pasi kjo veper amnistohet.Trupi gjykues ka vendosur në mënyrë shumë të shpejtë, brenda disa minutash duke i dhënë fund një tjetër beteje që ish Ministri i Mbrojtjes ka me familjarët e Gerdecit.Por i  menjhershëm ka qënë edhe reagimi i avokatëve të Fatmir mediut, të cilët kanë kërkuar vazhdimin e gjykimit, deri në një vendimarrje nga ana e trupit gjykues. Për këtë ata kishin përgatitur edhe një memorandum, të cilën nuk patën mundësi as ta lexonin dhe as ta dorëzonin, pasi gjykata nuk pranoi duke lexuar vendimin. Pas përfundimit të seancës mbrojtësit e Fatmir Mediut u shprehen se do ta dërgonin cështjen në Gjykatën Kushtetuese, pasi ata janë të bindur për pafajësinë e klientit të tyre.Ndërkohë zyra e Ministrit Mediu i ka shpërndarë një deklaratë për shtyp ku thuhet thuhet se i bindur tërësisht në mungesën e përgjegjësisë penale dhe qenien i pafajshëm për çdo vepër të tillë, Mediu dhe mbrojtësit e tij ligjorë do të shfrytëzojnë çdo mjet ligjor për të mundësuar shqyrtimin përfundimtar të kësaj çështje, duke shpresuar se përdorimi i ulët politik i kësaj çështje do të marrë fund një ditë. Ndërkohë në lidhje me pushimin e çështjes për ish-ministrin e mbrojtjes Mediu ka reaguar në rrjetin social “Twitter” edhe kreu i PS-së Edi Rama i cili e ka cilësuar si të turpshëm vendimin e gjykatës."Pushimi i çështjes së Gërdecit një tjetër hallkë e turpshme në zinxhirin që tërheq Shqipërinë zvarrë drejt rrënimit të mëtejshëm. RILINDJE. Si për ironi të fatit çështja e Gërdecit pushohet në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut! RILINDJE për Shqipërinë që duam” shkruan Rama.