Berisha: Vendimi për shtetësinë prodhon stabilitet në rajon
Kryeministri Berisha ka deklaruar se vendimi i tij për dhënien e shtetësisë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen nuk destabilizon rajonin por përkundrazi prodhon stabilitet në Ballkan.I pyetur në lidhje me qëndrimet e Brukselit për qëndrimet e tij nacionaliste, kryeministri Berisha mori si shembull dhënien e shtetësisë bullgare për qytetarët maqedonas."Qëndrimet e mia ndaj shtetësisë shqiptare, jam i bindur se kontribuojnë më shumë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan nga ana tjetër këto qëndrime janë adoptuar nga disa vende të BE. Maqedonasit nuk kanë probleme për zgjedhje identiteti me shqiptarët. Por Bullgaria mike i jep shtetësi atyre që duan të marrin shtetësinë bullgare. Nuk e ka bërë këtë as për pretendim territorial për maqedoninë por për është një vendim historik I qeverisë bullgare. Bullgaria një nga kontributor për njohjen e Maqedonisë. Kjo është një praktikë që nuk destibilizon rajon por prodhon më shumë stabilitet dhe zhvillim” tha Berisha.Deklarata e kryeministrit u bë në konferenën e përbashktë për shtyp me ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.Ndërsa e cilësoi si një ngjarje të rëndësishme për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë vizitën e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Tiranë, kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e tij për lirinë kombëtare."Kjo vizitë është një ngjarje shumë e rëndësishme në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Vizita e Ramush Haradinajt është një ngjarje e veçantë për të gjithë shqiptarët sepse ai si komandant i luftës Çlirimtare të Kosovës ka luajtur një rol themelor me lirinë e shqiptarëve dhe lirinë kombëtare. Dhe duhet të theksojmë se liria kombëtare është vendosur vetëm me lirinë e Kosovës” tha Berisha.Sipas tij, Haradinaj i bëri shqiptarët kryelartë, duke iu nënshtruar drejtësisë e cila, vendosi pafajësinë, pa pranuar ndikime e interesa të asnje lloji përpos drejtësisë.Ndërsa ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj se Kosova i ka shpresat te Shqipëria për mbështetje.“Në rrugëtimin si Kosovë, në kohët e vështira tonat, shpresa jonë ka qenë te Shqipëria. Në udhëtimin tonë si shtet shpresa është e njëjta, vijmë këtu për të marrë më shumë energji, të rrisim motivimet. Biseduam për të gjitha temat që i kemi përpara që të rrugëtojmë më mirë së bashku dhe të arrijmë më shumë suksese për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Ju falënderoj për nderin që më bëtë dhe mundësitë që më dhatë” tha Haradinaj.I pyetur se çfarë spektri politik përfaqëson AAK-ja dhe me kë parti ka partneritet në Shqipëri, Haradinaj u përgjigj: “Në Kuvendin e partësisë ne jemi deklaruar si një parti e qëndrës së djathtë dhe kemi nderin që të kemi një partneritet me Partisë Demokratike të Shqipërisë”