Kuvend, PDIU dorëzon rezolutën për çështjen çame

PDIU u lë në tavolinë deputetëve projektrezoluten për zgjidhjen e çështjes çame, duke ia lënë atyre në dorë të mbështesin çamët në zgjidhjen e 13 kërkesave të tyre, apo të refuzojnë.Projektrezoluta ëshë dorëzuar nga dy deputetët e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, z. Shpëtim Idrizi dhe z. Dashamir Tahiri .Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, tha se rezoluta nuk i shpall luftë Greqisë, por synon paqe dhe shfuqizimin e ligjit të luftës që mban peng pronat e shqiptarëve të Çamërisë.“Kjo është një rezolutë paqeje dhe jo një rezolutë lufte pasi ne nuk duam t`i shpallin luftë Greqisë por kërkojmë të hiqet ligji i luftës, një ligj absurd që afekton jo vetëm pronat e Çamërisë por edhe të gjithë shqiptarëve” tha Idrizi.Kryetari i PDIU-së tha se nuk do të lobojë tek asnjë parti parlamentare për miratimin e draftrezolutës.“Besojmë që Parlamenti i sotëm nuk është parlamenti i vitit 2004 që deputetët braktisën sallën e parlamentit të diktuar nga Athina zyrtare dhe anëtarët e Çamërisë u rrahën në dyert e parlamentit” shtoi Idrizi.Në draftin e paraqitur një ditë më parë , renditen 13 kërkesa drejtuar qeverisë greke dhe institucioneve shqiptare lidhur me rikthimin e pronave të çamëve në Greqi, si dhe shfuqizimin e ligjit të luftës së vitit 1940.