Berisha: Rritja e dhunës në familje, sirenë alarmi
Shoqëria shqiptare është përballë një emergjence sepse krimin në familje po e gërryen tragjikisht. Ministri Spiro Ksera tha se vendi ka nevojë për një strategji konkrete kundër luftës në familje. Kryeministri Sali Berisha, iu referua statistikave kur tha se vrasja e grave në këto 20 vite është më e larta se në 1 shekull.“Dhuna në familje është një problem themelor që ka të bëjë me paqen sociale pasi s`mund të ketë paqe sociale pa paqe familjare. Nuk mund të ketë edukim të fëmijëve në një terror familjar që ata e përjetojnë dhe kjo ka një rëndëi kapitale. Duhet një promovim shumë më i madh mediatik, një fushatë kundër dhunës. Mekanizmat ligjore që të bëjmë përgjegjës autorët e kësaj dhune janë të domosdoshme. Komunitetet lokale duhet të përcaktojnë familjet me rrisqe të larta pasi disa nga këto ngjarje tragjike janë të paralajmëruara. Të bëjmë gjithçka për një përgjigje sa më të vendosur kundër këtij fenomeni që po vjen në rritje. Kjo duhet të jetë një sirenë e fuqishme alarmi” tha Kryeministri Berisha.Ndërsa ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, e ka cilësuar dhunën ndaj grave si fenomen të turpshëm për çdo shoqëri."Krimi në familje dhe dhuna ndaj grave është një çështje e dhimbshme. Dëgjoj me shqetësim raste të krimit në familje. Dhuna e bazuar mbi gjininë është një fenomen i turpshëm dhe i gabuar për çdo shoqëri të civilizuar" tha Arvizu.Nga ana e tij, ambasadori Ettore Sequi ka theksuar se BE-ja inkurajon Shqipërinë për të vazhduar luftën ndaj krimit në familje dhe dhunës ndaj grave."Dhuna është një fenomen që prek të gjitha shoqëritë por dhuna ndaj gruas ndoshta është krimi më i përhapur. Duhet jo vetëm të parandalohet dhuna ndaj grave, por duhet të krijohen edhe hapësira për integrimin ekonomik të tyre. Janë shumë nisma që vijnë nga shoqëria civile për të luftuar krimin në familje dhe BE ka dhënë kontribut, duke financuar shoqërinë civile për këto nisma.Për herë të parë në strategjinë e re për të luftuar dhunën në familje do të punohet me dhunuesin, duke e identifikuar, trajtuar atë. Gjithashtu autoritetet kërkojnë që gjykata të jetë më efektive sepse gjyqe të tilla zvarriten, vonohen urdhërat e mbrotjes dhe ende nuk ka asnjë të person që ka humbur lirinë apo ka marrë masën "burgim për jetë" për shkak se ka dhunuar apo kryer krim në familje.