Dhuna në familje shënon rritje, psikologët: Fenomeni shqetësues, shifrat janë të larta

Pavaresisht vemendjes dhe projekteve te shumta te realizaura per minimizimin e fenomenit kunder dhunes ne familje, serish kjo e fundit mbetet nje nga plaget me te renda te shoqerise sone.Nje realitet i tille eshte prezent edhe ne Fier, ku krahasuar me nje vit me pare per fat te keq ka shenuar rritje. Gjate muajit janar-shkurt 2014 ne Drejtorine e Policise se Qarkut Fier janë evidentuar gjithsej 40 raste, 11 me teper se ato te ndodhura ne vitin 2013 per te njejten periudhe kohe.Antoneta Cunaj, ne cilesine e avokates se çeshtjeve civile shprehet se palet gjate seances se ndarjes nuk i kushtojne vemendje arsyeve te cilat e shkaktojne ate, e per pasoje dhuna ne familje ngelet e fshehte dhe nuk dokumentohet ne proçeset gjyqesore.Griselda Rushanaj, psikologe ne çeshtjet civile tregon se femijet adoleshente shpesh e shprehin dhunen midis prinderve edhe pse ne çeshtjet gjyqesore parashtrohen te tjera shkaqe per zgjidhjen e marteses.Kriza ekonomike, tradhetia, lojrat e fatit, jane disa nga shkaqet e tjera qe çojne familjet drejt divorcit. Por dhuna mbetet prezente dhe ne shifra me te larta se nje vit me pare edhe pse ne heshtje ajo mbetet pikenisja drejt gjykates per zgjidhjen e marteses.