Familjet e pa streha në Vlorë, banorët: Nuk na japin strehim, jetojmë në ekstrem
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2014, 17:46
Prej me shume se 10 vitesh ne keto ndertesa qe dikur sherbenin si kabina plazhi per pushuesit, sot strehohen familjet ne nevoje. Ky vend, i vetmi per kete kategori personash, strehon rreth 90 familje, pjesa me e madhe e tyre pa pune dhe pa arsim, kjo si mungese e te ardhurave.E vetmja zgjidhje per shumicen e ketyre banoreve eshte mbledhja e kanaçeve per te siguruar te pakten buken e gojes. Kushtet ne te cilat jetojne keto familje jane ekstreme, ndersa apelit te tyre per strehim askush nuk i eshte pergjigjur nga pushteti vendor.Por edhe pse jane e vetmja mundesi per keto familje, ndertimi i projektit Lungo Mare parashikon shembjen e tyre, ndersa fati i ketyre familjeve te varfera nuk dihet sesi do te vijoje.