Fier, gjendet i vdekur poshtë urës 55-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2012, 09:24
Një 55-vjeçar është gjetur i vdekur poshtë një ure mëngjesin e sotëm në Fier.Shefqet Grembi është gjetur i pajetë te Ura e Belinës ndërsa ende nuk dihen arsyet e vdekjes së tij.Mësohet se trupi i 55-vjeçarit është gjetur nga banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.Trupi i 55-vjeçarit është dërguar në morg ku do t`I bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të vërtetuar edhe arsyet e vdekjes së tij.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.