Vlorë,burri vret gruan shtatzënë për motive xhelozie

Dy ditë e netë horrori janë përjetuar në një familje të varfër nga Librazhdi e zbritur në Orikum në kërkim të një jete më të mirë.Shkatërrimi ekonomik dhe verbëria e xhelozisë kanë çuar bashkëshortin 37-vjeçar Shkëlqim Çeliku që të vrarë me sende të forta gruan e tij shtatzanë Manushaqen, duke lënë edhe dy fëmijë jetim.Por makrabitetin ia shton kësaj ngjarje fakti se kufoma ka qëndruar për dy ditë e mbyllur në shtëpi dhe vrasësi nuk i ka treguar askujt.  Banorët fqinjë të viktimës thonë se burri pasi e kishte vrarë ka fjetur dy netë më trupin e pa jetë në krevat.Policia nga ana e saj ka dhënë versionin zyrtar dhe në bazë të hetimeve ka mundur arrestimin e burrit vrasës, ndërsa ka strehuar fëmijët që tashmë kanë mbetur në mes të 4-rrugëve.Familja kishte pak kohë që jetonte në Orikum, pasi ishin zhvendosur nga fshatrat e Librazhdit. Viktima, 35-vjeçare, e cila ishte shtatzënë, kishte edhe 2 fëmijë të tjerë 7 dhe 3 vjeç.Mësohet se 35-vjeçari për dy ditë me radhë ka ushtruar dhunë sistematike ndaj gruas duke përdorur djegie me prush në pjesë të trupit, ndërkohë që goditja fatale, që i ka marrë dhe jetën është bërë me sqepar.Dy fëmijët e çiftit Çeliku janë dëshmitarë edhe të torturave që bashkëshorti ka ushtruar për dy ditë me radhë, kundrejt gruas së tij, pasi ai e keqtrajtonte gruan edhe në sy të fëmijëve, duke i shkaktuar në këtë mënyrë edhe një traumë psikologjike.