INUK përplaset me pronarët për shembjen e një karburanti, ndërhyn FNSH e policia
Shembja e një karburanti të ndërtuar pa leje në Mallakastër është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike mes punonjësve të INUK dhe pronarëve të objektit.
Aksioni i INUK nisi që prej orës 9 të mëngjesit, por pronarët e karburantit kërkuan kohë për të lëvizur vetë materialet, pasi sipas tyre ata nuk ishin lajmëruar për ditën e shembjes.
Por vetëm dy orë më vonë kur INUK do të vijonte aksionin ka filluar përplasja mes forcave të INUK, pronarëve, por dhe banorëve të zonës që ishin mbledhur aty.

Është dashur ndërhyrja e FNSH-së për të shpërndarë banorët dhe qetësuar situatën.
INUK: Pronarët u lajmëruan tre ditë para, do vazhdojmë aksionin kundër informalitetitNdërkohë në një njoftim për mediat, INUK hedh poshtë pretendimet e banorëve se ndërhyrja ishte e palajmëruar. Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, Zyhdi Dajti, i cili ndodhet në krye të operacionit në këtë segment rrugor, deklaron se pronarët janë njoftuar 3 ditë përpara për prishjen e objektit.“Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, INUK nisi sot prishjen e ndërtimeve pa leje në aksin Levan Tepelenë, pjesë e operacionit për lirimin e akseve kombëtare nga ndërtimet pa leje në segmentin Tepelenë -Gjirokastër.Gjatë ndërhyrjes për prishjen e një karburanti të ndërtuar anës rrugës nacionale dhe një objekti 3 katësh në ndërtim e sipër, pa leje, në fshatin Rrënxë, inspektorët e INUK hasën në rezistencën e pronarëve dhe qytetarëve të zonës, të cilët kanë goditur me sende të forta dhe kanë dëmtuar disa nga inspektorët. Për të qetësuar situatën ndërhynë forcat e rendit dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë. Situata është normalizuar dhe INUK po vazhdon operacionin për prishjen e këtyre objekteve, të cilat janë kthyer në rrezik serioz për sigurinë e automjeteve dhe qytetarëve në rrugët nacionale.Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, Zyhdi Dajti, i cili ndodhet në krye të operacionit në këtë segment rrugor, deklaron se pronarët janë njoftuar 3 ditë përpara për prishjen e objektit”sqaron INUK.INUK deklaron se operacioni në akset rrugore kombëtare për prishjen e objekteve pa leje anës rrugës do të vazhdojë për të siguruar lëvizjen e lirë të automjeteve.“INUK ndërhyn në këtë zonë në bazë të një plani veprimi për verifikimim, dokumentimin e prishjen e ndërtimeve të paligjshme, për të garantuar sigurinë në akset kryesore dhe në përmbushje të angazhimit të qeverisë për zbatimin me vendosmëri të ligjit për çlirimin e hapësirave urbane dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit. Këto eperacione kërkojnë angazhimin maksimal dhe mirëkuptimin e çdo qytetari”përfundon njoftimi .