Përgatitjet për sezonin turistik, Gjermeni dhe Haxhinasto: Plan për sigurinë rrugore
Ministrat Gjermeni dhe Haxhinasto takohen për të koordinuar planin e masave për ruajtjen e rrugëve ndaj ndërhyrjeve të paligjshme në prag të nisjes së sezonit turitik.Ministritë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe ajo e Transportit dhe Infrastrukturës së bashku me institucionet e varësisë INUK dhe Drejtoria e Rrugëve në takimin e parë të grupit të punës ranë dakord të ndërmarin veprime të përbashkëta për të ruajtur këtë pasuri kombëtare dhe për të garantuar sigurinë e cdo qytetari.Brenda muajit prill duhet të përfundojë pastrimi i rrugëve nga platformat e paligjshme, - deklaroi Ministrja Gjermeni, sipas të cilës, prioritet do të jenë rrugët turistike, por prishja e ndërtimeve të paligjshme do të vazhdojë në të në të gjitha akset kombëtare dhe ato dytësore.Situata paraqitet problematike, - vlerësoi Ministri Haxhinasto, duke deklaruar se sot në sistemin rrugor kombëtar evidentohen 3500 ndërhyrje të paligjshme. Tashmë kemi një plan kombëtar për sigurinë rrugore dhe masat administrative për ata që ndërhyjnë në mënyrë të paligjshme në sistemin rrugor do të 10-fishohen, njoftoi Ministri Haxhinasto.Pikë reference për grupin e përbashkët të punës mes dy Ministrive sa i takon sigurisë në rrugë për qytetarët do të jetë standarti evropian.