Të bashkëjetosh me sindromën Down, historia e një nëne ushtarake me fëmijën e saj
Anila është nëna e dy fëmijëve, një djali të rritur dhe e një vajze 2 vjeçe. Lindja e parë që i dha emrin nënë ishte gëzim i gjithë familjes shkodrane, por edhe lindja e dyta ishte një ngjarje e veçantë edhe pse në fillim pati tronditjen kur mësoi se fëmija i saj lindi me sindromin down. Kjo zonjë e vërtetë, e fortë si një ushtarake në profesion është kaq e dobët përballë lotëve kur bëhet fjalën për fëmijën e saj.Ajo tregon se askush nuk duhet të demoralizohet nëse ka një fëmijë të prekur me këtë sindromë, përkundrazi të gjendet forcë për tu finformuar dhe të gjenerohet majft dashurie në familje edhe pse problemet e përditshme mund të jenë të shumta.Sot shënohet dita botërore e sindromit. Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj tha se bashkëpunimi i të gjithë aktorëve përkatës me institucionet shëndetësore, arsimore e sociale në vend, është, një nga format kryesore për realizimin e politikave për mbështetje sociale,të personave me sindromën down dhe familjarëve të tyre.Në këtë ditë mesazhet janë të ndjeshme; për më shumë forcë, përkujdesje dhe dashuri për një fëmijë më këtë sindormë, që nuk ka as më shumë e as më pak se të tjerër përveç një komozoni më tepët.