Ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për vrasje e mbetur në tentativë. Burime nga blutë e këtij qyteti bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Berti Përgjini, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentative.Ky shtetas mësohet se me 22 prill të një viti më parë, në qendër të qytetit, ka tentuar të vrasë duke e qëlluar me armë zjarri shtetasin Kastriot Përgjergji.Ndërkaq materialet lidhur me këtë rast iu referuan Prokurorisë së Lezhës për ndjekje të mëtejshme.