Shifra zyrtare: 60 mijë përdorues droge, mjeku: Nga shiringat infektohen edhe me HIV AIDS

Nga kuriozitet i adoleshentëve për të provuar drogë, e deri tek varësia ndaj saj, proces i cili nuk do kohë është shndërruar në një fenomen urban. Mosha mesatare e përdorëuesve problematik të drogës janë 25 vjeçarët djem, por nuk habitemi aspask edhe nëse shohim 65 vjeçar, vartës të drogërave.Kokaina dhe kandabisi zënë edhe përqindjen më të lartë të përdoruesve, vlerësuar me 36%. E nëse droga është jo vetëm fenomen social-ekonomik por edhe shëndetësor, drama nuk qëndron tek kjo rritje e përdoruesve por tek siguria në përdorim. Në muajit e fundit, ka patur 3 raste të reja me HIV nga përdorim i shiringave nga njëri njeri tek tjetri.Shefi i toksikologjisë në QSUT thotë se duhen studime të reja për të kuptuar më qartë situatën, ndërsa kërkon ndërhyjen e shtetit sepse metadon, me të cilën bëhet edhe trajtim duhet të blihet privatësisht.Shefi i toksikologjisë Zini Sulaj tha se duhet një strategji për këta përdorues ndërsa në të dhënat e fundit rezultojnë 40-60 mijë përdorues droge, nga ku 6000 janë përdorues problematik.