PD i përgjigjet ftesës së ish-aleatit, Ristani: Meta të mos bëjë rolin e plakut të urtë

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kreut të Kuvendit Ilir Meta I cili tha se kreu i opozitës duhet të takohet me kryeministrin Rama për të diskutuar për reformën territorialeDeputeti demokrat Arben Ristani tha se Ilir Meta është përgjegjës për kapjen e institucioneve, shkarkimet në administratë, shkeljen e konsensusit politik, sulmet ndaj opozitës dhe refuzimit të statusit për Shqipërinë.DeklarataKryetari i Parlamentit, Ilir Meta, është bashkëpërgjegjës për degradimin e demokracisë, për sulmin dhe shkatërrimin e institucioneve të pavarura, për reduktimin e hapësirës së debatit në Kuvend për opozitën, për kthimin e seancave plenare në vula noteriale të akteve anti-ligjore të qeverisë, për shkeljen e përsëritur të rregullores së Kuvendit.Pas toneve dhe thirrjeve kinse të moderuara, fshihet Ilir Meta i vërtetë, iniciator dhe garant i sulmeve kundër institucioneve të pavarura, si ILDKP, AMA, SHISH.Përtej fjalëve të dala boje, fshihet Ilir Meta i vërtetë, i cili ka interesat e tij klienteliste për kapjen e institucioneve dhe forcimin e pushtetit të tij personal.Ilir Meta është njësoj bashkëpërgjegjës me Edi Ramën për situatën konfliktuale në vend, për tensionin në parlament që shkarkohet nga gurra e pashterur e provokimeve dhe e fyerjeve të Kryeministrit ndaj opozitës, për luftën që mazhoranca i ka hapur çdo institucioni në vend.Ilir Meta është drejtpërdrejt bashkëpërgjegjës për shkeljen e konsensusit me opozitën, është përgjegjës për mijëra të larguar nga puna, për shkak të shtyrjes së ligjit të nëpunësit civil, dhe ju e mbani mend se si Meta valëviste në majin e vitit të kaluar flamurin e miratimit me pëlqimin mbarëpolitik të tre ligjeve, mes të cilëve edhe ai i nëpunësit civil.Ilir Meta e shpallte veten heroin e 3 ligjeve, ndërsa nga ana tjetër drejtoi dhe dirigjoi së bashku me Edi Ramën, terrorin ndaj administratës, ndaj mijëra burrave e grave, të rinjve e të rejave që u flakën në rrugë padrejtësisht.Ilir Meta, njësoj si Edi Rama është përgjegjës për mosdhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë nga Bashkimi Europian në dhjetor.Në vend që të bëjë babaxhanin sa për sy e faqe në ekran, ne i sugjerojmë Kryetarit të Kuvendit të reflektojë thellë për përgjegjësitë e tij, dhe ta nisë këtë duke e pajisur kryeministrin e vendit, me një palë mbathje për gojën e tij, për të ndaluar epideminë ndotëse që Rama po përhap nga aula e parlamentit.