Bamir Topi: FRD nuk ka marrëveshje politike me pozitën. Basha nuk drejton PD-në
“Batuat në kuvend janë kthyer në një program satirik. Ky është një fjalor që nuk shfaqet për herë të parë në këtë parlament, dhe jo për herë të parë nga këta individë, sidomos duke u nisur nga ai që shkon në parlament për të bërë sherr dhe për të ndezur fitilat.
Shqipëria e ka të domosdoshme të bëj një reformë të tillë territoriale. Askush nuk i merr parasysh ndryshimet territoriale që kanë ndodhur këto 20 vjet. Politika ka mjaft punë për të bërë dhe gjëja e parë është reforma tërritoriale.
Në lidhje me SHISH, unë respektoj institucionin dhe pastaj le ta gjykojnë të tjerët. Unë për shkak të pozicionit që kam pasur, jam i rezervuar që të bëj komente të karakteit individual. Unë dëshiroj që të jetë një institucion i fortë dhe të kontribuojë për të normalizuar jetën institucionale., por nuk mund të bëj komente, në lidhje me profilin dhe performancën e presidentit aktual.
Të merresh disa javë rresht vetëm me një çertififaktë është një mjerim i madh.
Qeveria nuk po qeveris mirë, nuk kemi ende një qeveri të formatuar. Në këto 6 muaj gjërat duhet të ishin konkrete. ” tha Topi.
Topi nuk ka lënë gjithashtu pa përmendur edhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD-së Lulzim Basha. Ai u shpreh se deri tani nuk ka pasur asnjë lloj kontakti për bisedime dhe bashkëpunim nga Partia Demokratike.“Për Partinë Demokratike nën drejtimin e Bashës nuk kam asnjë koment. Opozita që po bënn Basha, sipas meje nuk ka fizionominë e kryetarit “de juro”, është e njëjta opozitë që është bërë gjithmonë. Opizita është e njëjtë,me të njëjtat mënyra të shprehuri, me ulërima dhë bërtima, që nuk kanë asnjë lloj predispozicioni për të rënë dakort për diçka. Të gjithë që dalin dhe reagojnë, kanë të njëjtin mënyrë të foluri dhe të shprehuri dhe dukëet që autori është një, është scenarist dhe regjizor.Në politik të gjitha takimet janë të mundshme dhe të kontestueshme, deri tani nuk ka patur asnjë lloj kontakti. Kjo nuk përjashton mundësitë e takimeve në perpektivë, mund të ndodhi por edhe mund të mos ndodhi. E rëndësishme është që ne në sjelljen tonë politike nuk jemi kontestues për të diskutuar çështje të natyrës politike.Unë e deklaroj se Partinë Demokratike nuk e drejton Lulzim Basha.