Grupi i tritolit, merret në pyetje Andon Mëhillaj
Andon Mëhillaj punëdhënësi në disa raste i vrasësit me pagesë Julian Sinanaj është marrë në pyetje nga prokurorët e krimeve të rënda, për më shumë se 5 orë në ambjetet e burgut 302 në Tiranë. I pranishëm në seancën e marrjes në pyetje të tij ka qënë edhe avokati i tij mbrojtës Lazër Sokoli.Mëngjesin e së premtes dy prokurorë janë paraqitur, për të marrë versionin zyrtarë të Andon Mëhillajt, për të gjitha akuzat që janë ngritur nga organi i akuzës. Mëhillaj mësohet të këtë dhënë versionin e tij mbi të gjithë ngjarjet kriminale,për të cilat deklarohet nga Julian Sinanaj se ai është porositësi. Për shkak se marrja në pyetje e të akuzuarit Mëhillaj konsiderohet sekret hetimor, nuk është mundur të mësohet shumë,mbi atë çka i ka thënë prokurorëve.Ndërkohë që mësohet se disa ditë me parë është marrë në pyetje Ndricim Gjokona, tashmë me statusin e të penduarit të drejtësisë. Gjithashtu është pyetjeve të prokuroriëve i është përgjigjur edhe biznesmeni Ilir Karcini, i cili mësohet të ketë mohuar njohjen me Julian Sinanaj. Ky i fundit ka deklaruar se bosi i gazit është porositësi për vrasjen e mbetur në tentative të biznesmenit Piro Bare.Andon Mëhillaj sipas Julian Sinaaj është porositësi për vrasjen e peshkatrit Sokol Veizaj dhe biznesmenit vlonjat Agron Çela. Ndërkohë që emri i tij është përmendur edhe në sasinë e eksplozivit që është vënë në pallatin e Ardian Kollozit në fushatën elektorale të vitit 2013.