Riatdhesohen mbi 50 shqiptarë nga Anglia,Tahiri:Respektoni lëvizjen e lirë
Riatdhesohen nga Britania e Madhe mbi 50 shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil politik në këtë shtet.Nga Rinasi ku u takua me ministrin e shtetit të Britanisë së Madhe, ministri i brendshëm Saimir Tahiri i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë lëvizjen e lirë pasi Shqipëria është përjashtuar nga vendet, qytetarët e të cilëve mund të kërkojnë azil në vendet e BE-së."Ne jemi të vendosur të luftojmë trafikun e qënieve njerëzore siç jemi të vendosur të parandalojmë çdo përpjekje për emigrim të paligjshëm dhe azilkërkuesit e parregullt. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të respektojnë lëvizjen e lirë dhe të konsiderojnë që sot është e pamundur të kërkosh dhe të marrësh azil në vendet e Bashkimit Europian. Shqipëria nuk konsiderohet më vend i denjë për të pritur në vendet e BE-së qytetarë shqiptarë që kërkojnë azil. Ne jemi të vendosur që bashkë me partnerët tanë të luftojmë këtë fenomen, edhe dimensionin social, edhe dimensionin ekonomik por mbi të gjitha edhe dimensionin kriminal që shfrytëzon këtë fenomen që siguron të ardhura kriminale të pamerituara" tha ministri i brendshëm.