Atentat 47-vjeçarit në Lushnje, qëllohet me armë pranë banesës së tij
Nje tjeter atentat me qellim eleminimin e nje personi eshte shenuar ne venid tone, e kete here ne Krutje te Lushnjes.Agron Gobo, 47 vjeç ka qene shenjestra e rradhes, ndersa eshte goditur me arme zjarri kallashnikov gjate mbremjes se djeshme. Burime nga policia e lokale e Lushnjes, bejne me dije se 47- vjeçari Gobo ka rene ne prite gjate kohes qe ai po kthehej ne banese.Persona ende te paidentifikuar per agjentet e policise, porsa kane pikasur objektivin e tyre kane qelluar menjehere, por plumbat e kane prekur 47-vjeçarin Gobo ne krah dhe ne kembe.Kane qene familjaret dhe banoret e zones, ata te cilet kane transportuar te plagosurin drejt urgjences se spitalit ku ju nenshtrua ndihmes se pare mjekesore dhe eshte jashte rrezikut per jeten.Policia po punon per zbardhjen e kesaj ngjarje dhe identifikimin e autoreve, ndersa ben me dije se ndaj te plagosurit Agron Gobo kjo eshte hera e dyte qe i kryhet atentat, pas atij te ndodhur 14 vite me pare.